FOTOT/ Për herë të parë në Shqipëri, nis stërvitja ‘StrongBalkan 23’! Bën bashkë Forcat Speciale nga 8 vende të Ballkanit

FOTOT/ Për herë të parë në Shqipëri, nis stërvitja ‘StrongBalkan 23’! Bën bashkë Forcat Speciale nga 8 vende të Ballkanit

Foto nga stërvitja 'Strong Balkan'

TIRANË- Për herë të parë në vendin tonë do të zhvillohet stërvitja Strong Balkan 2023. Stërvitja nis sot dhe do të zgjasë deri më 12 nëntor, ku njësitë më elitare të Forcave të Armatosura nga rajoni i Ballkanit, Forcat Speciale, janë mbledhur në Shqipëri.

Forcat Speciale nga 8 vende të Ballkanit do të stërviten së bashku me qëllim për të rritur më shumë bashkëpunimin rajonal, por edhe nivelin profesional, aftësimin taktik, operacional e strategjik, për të përballuar sfidat komplekse që paraqet sot mjedisi i sigurisë.

Fotot nga stërvitja e përbashkët janë ndarë në Facebook nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i mbrojtjes Niko Peleshi.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka