FOTOT/ Përfundon kinemaja e Maks Velos në Laprakë, ja si duket ajo tani

FOTOT/ Përfundon kinemaja e Maks Velos në Laprakë, ja si duket ajo tani

Një kinema e re, por me histori i shtohet kryeqytetit. Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e plotë të kinemasë së Laprakës, e cila ndryshe njihet edhe si kinemaja e Maks Velos.

Godina e vjetër emblematike që është projektuar nga Maks Velo është rikonstruktuar totalisht dhe tashmë është gati ti shërbejë 60 mijë banorëve të kësaj njësie si një kinema, qendër për aktivitete kulturore dhe artistike, shfaqje, konventa, seminare, promovime librash, teatër, etj. Gjithashtu mjediset e reja do t’i vijnë në ndihmë edhe nxënësve, që studiojnë në shkollat në Laprakë, për organizimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore, duke përmirësuar në këtë mënyrë edhe jetën artistike të zonës, e cila deri pak vite më parë ishte lënë në harresë.

"Kur historia e qytetit gërmohet, rijetëzohet dhe zhvillohet nga "pallati kubik" i Kadaresë, tek piramida, teatri e kinematë në çdo lagje të Tiranës! Kinemaja e Laprakës po bëhet gati të flasë nëpërmjet artit arkitekturor të Maks Velos, i cili kaloi jo pak sfida të regjimit për shkak të prirjeve të tij moderniste”, bën të ditur Njësia Administrative Nr.11 në faqen e saj.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Malfusha: 18/05/2020 01:03

    Po kërkoj ku është kinema 17NENTORI,PARTIZANI,REPUBLIKA?

    Përgjigju
  • Aqif Kopertoni: 20/08/2019 18:24

    Ky Maks Veloja, merr valle karta kreditit edhe kur ikin dritat ne Laprake?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja