Një aksident ka ndodhur sot  në aksin Fush Krujë-Krujë, në afërsi të fshatit Halil, ku tre automjete Mercedes Benz janë përplasur me njëri-tjetrin, duke sjellë për pasojë plagosjen e tre personave që udhëtonin në to.

Si pasojë e këtij aksidenti dy prej të aksidentuarve janë dërguar menjëherë për në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa i treti po trajtohet në Spitalin e Krujës.

Mësohet se një prej personave të plagosur është e gjinisë femërore.

Mësohet se shkak i aksidentit është bërë parakalim i gabuar i Benzit me targë AA 455 MC.

aksident fushe kruje

Foto nga vend-ngjarja

aksident fushe kruje

Foto nga vend-ngjarja

s.k/Shqiptarja.com