FOTOT/ Putin përjashton nga ushtria ruse Yelena Isinbayevan, i heq gradën ‘Major’

FOTOT/ Putin përjashton nga ushtria ruse Yelena Isinbayevan, i heq gradën ‘Major’

Jelena Isinbayeva

Rusia ka përjashtuar nga ushtria Yelena Isinbayeva, 41-vjeçaren e cila mbante gradën “major” për mosmbështetje të luftës në Ukrainë.

Dy herë kampionia olimpike e kërcimit me shtizë, Jelena Isinbayeva njoftoi se do të vazhdonte të punonte në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, duke nxitur kështu kritika jo vetëm nga ushtria por edhe nga autoritetet ruse, për shkak të largimit të saj në Evropë.

Isinbayeva është mbajtëse e rekordit botëror në kërcimin me shtizë dhe kampione në shumë kompeticione të ndryshme në këtë fushë, por ndryshe nga çfarë ka bërë deri më tani ajo nuk do të ndajë më jetën e saj mesushtrisë dhe sportit.

Isinbayevës i është hequr grada e saj si “majorë e ushtrisë ruse”, pasi e quajti pozicionin e saj pranë ushtrisë si vetëm nominal.

Kjo shkaktoi zemërim të gjithë në Rusinë, ku për pasojë Fronti Popullor rus, një organizatë që u krijua në maj 2011 me iniciativën e presidentit Vladimir Putin, planifikon sot të përjashtojë nga anëtarësimi Yelena Isinbayeva pas deklaratave të saj.

Ajo është anëtare e kësaj organizate që nga viti 2018.

Jelena Isinbayeva, 41 vjeç, jeton në Spanjë në Tenerife me burrin dhe vajzën e saj dhe nuk ka ndërmend të kthehet në Rusi. Ajo përfaqëson atë vend në Lojrat Olimpik dhe aktivitete të tjera ndërkombëtare

M.T/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ndeshja delikate në Ballsh, Thomas Brdaric: Na duhet disiplinë, Vllaznia luan për tri pikë! Kemi mungesa

Ndeshja delikate në Ballsh, Thomas Brdaric: Na duhet disiplinë, Vllaznia luan për tri pikë! Kemi mungesa