Me brohoritje, duartrokitje, buzëqeshje dhe përqafime, socialistët mbushën sheshin “Skënderbej’ nga ku festuan fitoren historike të mandatit të tretë.
Ndërkohë pak metra më poshtë, në selinë blu, kreu i Partisë Demokratike i rrethuar nga figurat kryesore të partisë, bëri deklaratën e tij të parë pas humbjes në zgjedhje dukë bërë fajtor kryeministrin Rama.
Kontrasti i fytyrave të zhgënjyera të demokratëve pas humbjes me ato të socialistëve pas fitores të pasqyruara në fotot e mëposhtme flasin më shumë se fjalët.
Partia Socialiste nën drejtimin e Edi Ramës mori mandatin e 3 radhazi, me një fitore historike.
Socialistët kanë arritur që të marrin 74 mandate, të mjaftueshme për të qeverisur e vetme, pa pasur nevojën e një koalicioni, e ndërsa PD 59 mandate, kurse LSI vetëm 4 të tilla.