Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga rruga Leskovik-Ersekë, ku punimet janë drejt fundit.
Rama shkruan se ky aks do të shkurtojë distancat e udhëtimit dhe ‘do të jetë një dritare më shumë për zhvillimin e turizmit në vendin tonë’.
“Drejt fundit punimet në rrugën Leskovik-Ersekë, pjesë e lidhjes turistike të Gjirokastrës, Përmetit, me Ersekën dhe Korçën, dy zona me potencial të jashtëzakonshëm kulturor dhe natyror, një investim që do të shkurtojë distancat e udhëtimit dhe do të jetë një dritare më shumë për zhvillimin e turizmit në vendin tonë“- shkruan Rama në rrjetet sociale.