Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet për Korridorin e 8. Aktualisht po punohet në lotin 2 për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë.

Rama thotë se ky kas do të shkurtojë distancat me rreth 20 km duke u kthyer në një rrugë interurbane me katër korsi.

“Po punohet me ritme për plotësimin e Korridorit 8 ku kanë nisur punimet edhe në Lotin 2 për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë

Ky aks do të transformohet tërësisht dhe do të shkurtojë distancat me rreth 20 km duke u kthyer në një rrugë interurbane me katër korsi.

Po punohet gjithashtu me gërmimin, me sistemimin, shtrimin e rrugës brenda kantierit si edhe me përforcimin dhe betonimin e digës lumore”, shkruan Rama.