FOTOT/ Rita Ora feston ditëlindjen në atdhe, Kurti e pret me tortë

FOTOT/ Rita Ora feston ditëlindjen në atdhe, Kurti e pret me tortë

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka zgjedhur që ta festojë në atdhe ditëlindjen e 33-të të saj. Rita bashkë me bashkëshortin e saj Taika Waititi dhe familjen kanë mbërritur dje në Kosovë.

Këngëtarja dhe regjisori i njohur janë pritur sot nga kryeministri Albin Kurti, i cili kishte përgatitur edhe një surprizë për yllin e popit. Kurti surprizoi Ritën me një buqetë me lule dhe një tortë me mbishkrimin “Urime Rita”. Kurti ka paralajmëruar edhe projekte të tjera me Ritën.  

"Diskutim për art, kulturë dhe film, për çfarë është bërë, për çka mund të bëjmë bashkë, me Rita Orën që festonte ditëlindjen, e rrethuar me njerëz krenar për të arriturat e saj", shkruan Kurti. 

Kjo është vizita e parë për regjisorin në Kosovë, ndërsa dha përshtypjet e para për vendlindjen e gruas së tij dhe mesa tregon i paska pëlqyer shumë.

“Është hera ime e parë këtu dhe jam i nderuar që vij të vizitoj atdheun e gruas time. Qëndrimi dhe energjia këtu shumë e ngjashme me njerëzit nga unë jam, kështu që ndihem si në shtëpi tashmë,”-kështu u shpreh partneri i Rita Orës, Taika Waititi për vizitën e tij në Kosovë.

6/7
SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi urdhëron ekstradimin në SHBA të ish-bosit koreanojugor të kompanisë së kriptomonedhave

Mali i Zi urdhëron ekstradimin në SHBA të ish-bosit koreanojugor të kompanisë së kriptomonedhave