FOTOT/ Sezoni turistik, mbërrin në Vlorë  kroçiera e parë, ‘Bukuroshja e Adriatikut’ me 146 turistë nga 6 vende të botës

FOTOT/ Sezoni turistik, mbërrin në Vlorë  kroçiera e parë, ‘Bukuroshja e Adriatikut’ me 146 turistë nga 6 vende të botës

Kroçiera 'La belle de L'Adriatique'

Mëngjesin e kësaj të diele  hëne është akostuar në Portin e Vlorës  “La Belle De L’Adriatique”, e cila ka sjellë 146 turistë nga vende të ndryshme si Francë 119, Kanada 2, Zvicër 6, Belgjikë 16, Britani e Madhe, Marok,

Kroçera vjen nga porti i Sarandës dhe do të qëndrojë 1 ditë në portin e Vlorës ku do të zhvillojë turet e ndryshme dhe me pas do të shkojë në portin e Durrësit.

Thuajse një muaj më parë ‘Bukuroshja e Adriatiakut’ ishte për të disatin vit radhazi hapi siparin e sezonit turistik për kroçierat në Durrës. Për këtë reagoi edhe kryeministri Edi Rama i cili ka publikuar pamjet e kroçeres.

 

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nani: 21/05/2023 11:04

    Prandaj i kane rritur cmimet e apartamenteve ne vlore se mendojne do i blejn turistat..., i ngrene cmimet dita dites kote se ju hap barku per vloren turistave aqe shtrenjt i blejne ne itali ose korfuz.

    Përgjigju
  • Çfarë lajmi: 21/05/2023 09:50

    Nuk impresionohet njeri. Edhe Elon Musk me 10 miliarderë të vijnë me raketë kozmike nuk ndryshon gjë. Erdhën panë dhe ikën. Por lanë e pak lek për njerëzit që kanë mbetur aty të paguajnë hajdutët e të korruptuarit në krye.

    Përgjigju
  • Turisti: 21/05/2023 09:28

    Edhe ne sarande kishte krocere te ndalur në port. 20m me larg rrinte nji grup njerez, pa uniforme, qe shtyheshin me njeritjetrin, dhe therrisnin: taksiii, taksii…ju uoman uont taksii? Pleqt si kumblla te thata qe dilnin nga porta, trembeshin dhe nuk kthenin as shikimin. Dolen ne kembe dy e nga dy deri te shetitorja ( qe eshte 70m nga porti). Ben nji varavingo ne shetitore dhe u kthyen ne anije nga ora 12:30, qe te hanin salcicet e ngrohura ne anije. Ndaj mos ju gezoninshume krocerave, nese nuk kompletohet zinxhiri i pritjes ne toke. Te organizohen agjensite e udhetimit dhe te irganizojme udhetime, psh per vloren mund te ishin interesante keto itinerare: 1. Udhetim ne kishen e Zvernesit, 2. Udhetim ne kalane e Kanines, 3. Udhetim ne Llogara, 4. Udhetim ne Apolloni, 5. Udhetim ne Berat, 6. Udhetim ne Ardenice. 7.udhetim ne Sazan etj. Paketat e ketyre udhetimeve te shiten qe ne anije, nje apo dy dite para mberritjes ne port. Vetem keshtu mund te kete sukses gjeja, me te ardhura dhe reputacion te mire per vendin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I dehur në timon, arrestohet efektivi i policisë në Rrogozhinë

I dehur në timon, arrestohet efektivi i policisë në Rrogozhinë