FOTOT/ Shkolla 9-vjeçare ‘Gjon Gjonaj’ në Laç hap dyert për nxënësit, Rama: Transformim rrënjësor në zonën më të prekur nga tërmeti

FOTOT/ Shkolla 9-vjeçare ‘Gjon Gjonaj’ në Laç hap dyert për nxënësit, Rama: Transformim rrënjësor në zonën më të prekur nga tërmeti

Shkolla 9-vjeçare “Gjon Gjonaj”

LAÇ- Një tjetër shkollë e re ka hapur dyert, kësaj radhe në Laç. Shkolla 9-vjeçare “Gjon Gjonaj” në Laç është gati për të pritur nxënësit e zonës, pasi i është nënshtruar një rikonstruksioni total.  

Kjo shkollë e re e ndërtuar me kushtet më moderne, ka gjithsej 207 nxënës dhe përbëhet nga 4 kabinete, 12 klasa, salla për mësuesit, kënde për psikologun dhe infermierin, palestër dhe bibliotekë.

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi kanë darë foto nga shkolla e re, ndërsa shkruajnë se kjo shkollë vjen në vazhdën e rindërtimit që po bëhet në një nga zonat më të prekura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

“Dhe me një tjetër shkollë të re për fëmijët e Laçit, e cila sapo ka hapur dyert në vazhdën e një transformimi rrënjësor të një prej zonave më të goditura nga tërmeti, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

“Një tjetër shkollë e re sapo ka hapur dyert për fëmijët e Laçit, në vazhdën e një transformimi rrënjësor të një prej zonave më të goditura nga tërmeti. Ta gëzojnë dhe sa më shumë suksese për nxënësit, mësuesit dhe të gjithë komunitetin e zonës”, shkruan Kushi.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës