FOTOT/ Të miturit në ‘burgun’ e Kavajës kujdesen për librat në bibliotekën e Institutit

FOTOT/ Të miturit në ‘burgun’ e Kavajës kujdesen për librat në bibliotekën e Institutit

Të dënuar në burgun e të miturve në Kavajë

Në këto foto shikohen disa nga të miturit e dënuar në Institutin e të Miturve në Kavajë të cilët kujdesen për librat në bibliotekën e institucionit.

“Aktivitetet edukuese janë pjesë e pandalshme në Institutin e të Miturve Kavajë. Inventarizimi dhe sistemimi i librave  në bibliotekën tonë jo vetëm rrit dhe ndërgjegjëson ndjenjën e punës por mbi të gjitha ndikon në edukimin nëpërmjet librit. Ky proces  u realizua nga djem në bashkëpunim dhe me stafe të institucionit tonë”, thuhet në postimin e Institutit që publikon edhe pamjet.

Instituti i të Miturve Kavajë u hap në tetor të vitit 2009. Ky institut shërben si një qendër rehabilitimi, këshillimi dhe shkolle për të miturit. Ky projekt ambicioz u realizua me investim të BE me një fond prej 2.4 milion euro. Në këtë institut, trajtohen minorenë të cilët kanë kryer vepra të ndryshme penale. Mosha e të miturve që do të vuajnë dënimin aty do të jetë nga 14-18 vjeç.

Është për t’u theksuar se rreth 80% e stafit është civil dhe pjesa tjetër policor. Ambientet janë përshtatur në atë mënyrë që të ndjehet sa më pak mbyllja apo “izolimi” i tyre në një vend, ku pjesën më të madhe të kohës e zënë programet e ndryshme mësimore, sociale e psikologjike për t’i ardhur në ndihmë minorenëve dhe veçanërisht të mos përsërisin ato vepra penale për të cilat duhet të vuajnë një dënim qoftë edhe në këtë qendër të specializuar dhe me standarde të larta bashkëkohore, e cila plotëson kushtet optimale për trajtimin e minorenëve.

K.T./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hajdutët me dipllomë: 27/06/2022 15:37

    Deputetet e ardhshëm të Shqipërisë...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!