Lulzim Basha, emri i të cilit ende figuron si kryetar i Partisë Demokratike në Gjykatën e Tiranës por që u zëvendësua në fletën e votimit me atë të Enkelejd Alibeajt pas një vendimi të KQZ, pati premtuar se do të bënte fushatë në çdo cep të Shqipërisë për kandidatët e PD por s’u duk as gjëkundi. Ai nuk u pa asnjë ditë të fushatës në Tiranës e jo më në çdo cep të Shqipërisë ku në fakt Partia Demokratike as nuk pati kandidatë në pjesën dërrmuese të bashkive. Ai është mjaftuar me vetëm ndonjë thirrje në rrjetet sociale.
Por një detyrë e ka kryer. Lulzim Basha ka votuar mesditën e 14 Majit për zgjedhjet lokale në qendrën e tij pa bujë dhe si një qytetarë i thjeshtë. Ai është shfaqur së bashku me nënën pas gruaja nuk ka shtetësi shqiptare pro vetëm holandeze, dhe pasi ka votuar është larguar pa dhënë asnjë prononcim.