Fotot/ Varrimi 100 mijë sterlina i grabitësit britanik që u vra nga pensionisti kthehet në kaos

Fotot/ Varrimi 100 mijë sterlina i grabitësit britanik që u vra nga pensionisti kthehet në kaos

Momentet e dhunës gjate varrimit

Gjatë jetës Henry Vincent i kishte terrorizuar njerëzit të cilëve u kishte shkuar nëpër shtëpitë e tyre për t’i grabitur.

Por ndërkohë që kriminelit të karrierës po i jepej lamtumira e fundit dje, të pranishmit dhanë një shfaqje të fortë në nder të së kaluarës së tij të dhunshme.

Të rinjtë e papërmbajtshëm qëlluan me gurë, shishe dhe vezë ndaj kalimtarëve teksa një delegacion me limuzina të stolisura me lule kaluan në jug-lindje të Londrës.

Një burrë që jeton në kishën pranë varrezës ku u bë funerali – që mendohet se kushtoi mbi 100.000 sterlina – u qëllua me vezë, ndërsa një fotograf u qëllua me grusht në fytyrë.

Henry Vincent u qëllua me thikë për vdekje nga pensionisti Richard Osborn-Brooks, 78 vjeç, teksa hajduti po përpiqej të vidhte në shtëpinë e tij.

Fillimisht Osborn-Brooks u arrestua me akuzën e vrasjes por më pas u mësua se ai nuk do të përballej me asnjë akuzë.

Rreth 200 pjesëmarrës ishin të pranishëm në funeralin që zgjati 30 minuta, ku ata kënduan këngët e tyre të preferuara pop.

Banorët e kishin bllokuar rrugën ku vdiq Vincent, në mënyrë që karvani i funeralit të mos kalonte atje.

Gazetarët që qëndronin jashtë kishës u qëlluan me gurë dhe anëtarët e familjes së të ndjerit i qëlluan me grushte fotografët nga veturat e tyre.

Majtas grabitësi famëkeq dhe djathtas pensionisti që e vrau

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kozetafecanji: 05/05/2018 10:45

    Mori ate qe meritonte kriminele ka kudo nuk ka vetem Shqiperia qe na quajne dele e zeze

    Përgjigju
  • Maks: 05/05/2018 08:18

    Ore po me cudisni mua hajd dhe keqbersa ka vetem ne shqiperi ne angli e perendim te gjith jan te mir dhe te edukuar mos gaboni rend kesht edhe droga prodhohet ne europ po edrejtojn shqiptaret europjanet jan vektima sepse shqiptaret i genjejn I thon pini se jan karamele qe tymosen.

    Përgjigju
  • Kafsha: 04/05/2018 16:13

    Mjerë kur njeriu le nga pas bajgërinë e tij!

    Përgjigju
  • Erik: 04/05/2018 14:58

    Kot e shajme veten ne shqiptaret, ka edhe me rende ne shoqerite moderne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë