Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara po vijon punën për lirimin dhe pastrimin e hapësirave publike, të zëna nga automjetet dhe motomjetet e vjetra.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ku publikoi edhe një video nga aksioni në Mullet të Tiranës.

Rama njoftoi se këto automjete dhe motomjete do i nënshtrohen procesit të çmontimit dhe riciklimit sipas standardeve përkatëse, duke lehtësuar kështu mjedisin nga “varrezat” e ndryshkut.

“Mullet, Tiranë - Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara vijon punën për lirimin dhe pastrimin e hapësirave publike të zëna nga automjete dhe motomjete të vjetra, që i nënshtrohen procesit të çmontimit dhe riciklimit sipas standardeve përkatëse, duke lehtësuar kesisoj mjedisin nga “varrezat” e ndryshkut”, ka shkruar Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.