Ekspozita "Marubi" e hapur në Amsterdam ka dhënë impaktin e saj jo vetëm tek vizitorët por edhe specialistët e fushës që shijuan nga afër punimet e prezantuara.
Drejtori Luçian Bedeni e cilëson këtë rrugëtim si një kapitull të ri për fototekën kombëtare të fotografisë.
Por sfida më e madhe nis me çeljen e shkollës së kuratorëve që do të bëhet në këto mjedise.
Bedeni thotë se është në hapat e parë për nisjen e këtij projekti madhështor.
‘Ka një interes shumë të madh që është në rritje, kjo e shfaqur nga atelieri i restaurimit dhe i konservimit të Parisit. Muzeu Europian i fotografisë i Parisit ka shfaqur interes për koleksionin në Itali, po kështu muzetë e tjerë në Belgjikë e Holandë por pa lënë mënjanë edhe SHBA. Për herë të parë fillon realizimi i materialeve të reja për arkivën, sistemimi i materialeve të reja në arkivë. Ne do realizojmë kalimin e të gjithë materialeve të arkivit në materialet e reja duke rritur cilësinë më të mirë të konservimit” tha ai.
Futja ne garën e "Europian award of the year" që zhvillohet për muzetë do të sjellë edhe kulmin e suksesit të Dinastisë Marubi.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO