Krishtlindjet kanë mbërritur në Paris, pasi vendi hapi sezonin festiv me ceremoninë e ndriçimit në Champs-Élysées.
Dritat spektakolare të Krishtlindjeve të bulevardit u ndezën nga kryebashkiaku i Parisit Anne Hidalgo dhe presidenti i Komisionit Champs-Élysées Marc Jamet, duke u siguruar që dritat të jenë ‘miqësore’ me mjedisin.
Konkretisht, ai shpjegoi: “Konsumimi i energjisë i dritave në Champs Elysees është i barabartë me konsumin në një apartament me katër persona. Që nga viti 2007, ne kemi arritur të reduktojmë përdorimin tonë të energjisë elektrike me 98% duke ndryshuar proceset, pajisjet dhe furnizuesit” , raportojnë mediat e huaja.
Momenti i ndezjes së dritave të Krishtlindjes në Francë
Momenti i ndezjes së dritave të Krishtlindjes në Francë