Fouristrada përplas motorin në superstradën Lezhë-Shkodër, i aksidentuari dërgohet te Trauma në Tiranë (VIDEO)

Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në superstradën Lezhë-Shkodër afër fshatit Balldre ku të përfshira janë një mjet tip 'fouristradë' Porche, i cili ka përplasur një person që po lëvizte me motor.

Si pasojë e aksidentit mësohet është plagosur rëndë drejtuesi i motorit, i cili është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë. Përplasja ka qenë mjaft e fortë dhe për pasojë edhe lëndimet kanë qenë të ngjashme.

Ndërkohë për shkak të rrëmujës së shkaktuar në aksident është përfshirë edhe një mjet tjetër. Rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti mbeten ende të paqarta, ndërsa policia e cili mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Protesta për VAR-in, pezullohet ndeshja në Norvegji

Protesta për VAR-in, pezullohet ndeshja në Norvegji