Gjatë konferencës së sotme, Sali Berisha u bë “lëmsh” duke ngatërruar mediat amerikane me shqiptare.

Teksa u pyet për një opinion të Agim Neshos të publikuar në Fox News, Berisha u ngatërrua mes emrave të mediave shqiptare si Top Channel dhe Top News, duke mos kuptuar se pyetja i referohej medias amerikane.

Gazetarja që i adresoi pyetjen i shpjegoi disa herë që po fliste për median amerikane.

Pjesë nga diskutimi:

Gazetarja: Ju vlerësuat televizionin Fox News si një nga mediat më të rëndësishme.

Berisha: Top Channel...

Gazetarja: Fox News që botoi shkrimin e zotit Nesho...

Berisha: Më fal një minutë. Top Channel...Top Neës është bijë e Top Channelit apo e kam gabim.

Gazetarja: Po flisja për Fox News që publikoi shkrimin e zotit Nesho. Ju e vlerësuat si një nga mediat më të rëndësishme botërore.

Berisha: Top Channel po, është media kombëtare.

Gazetarja: Fox News.

Berisha: Jo Top News është një satelit i Top Channel.

Gazetarja: Po flisja për TV amerikan...