FIER- Një 73-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi dyshohet se nga ngacmuar seksualisht një 9-vjeçare. Burime për Report Tv bëjnë me dije se dyshohet se i mituri e ka prekur në vendet intime të miturën, të cilën e ka fqinje. Denoncimi është bërë nga nëna e vajzës së mitur, por gjatë marrjes në pyetje i moshuari e ka mohuar.
Ndërkohë, një rast i tillë është raportuar edhe në qytetin e Sarandës, ku vajza 17-vjeçare ka akuzuar fqinjin e saj një 73-vjeçar se e ka ngacmuar seksualisht, kjo e pranuar nga vetë i moshuari, por që është mohuar nga prindërit e vajzës. Këta të fundit kanë deklaruar për Report Tv se vajza është një një lidhje dhe nxitet nga i dashuri i saj.
Lajmi është konfirmuar edhe nga uniformat blu të qytetit. "Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin L.R, 73 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale", njofton policia.