17-vjeçarja e abuzuar në Sarandë, edhe babi mohon përdhunimin: Vajzës i ka bërë lavazh truri, e dua atë djalin brenda

SARANDË- Abuzimi seksual i 72-vjeçarit, i cili u la në burg ditën e sotme, me 17- vjeçaren prej 3 viteve, është mohuar kësaj radhe edhe nga babai i vajzës.

Në një lidhje telefonike për "Repolitix" i ati i vajzës së abuzuar ka thënë se asnjë nga këto akuza nuk është e vërtetë dh se ka qenë i dashuri që i ka bërë lavazh truri vajzës, pasi nuk ka qenë kurrë kështu më parë.

Babai është shprehur se vajza kurrë nuk ka qenë vetë në shtëpinë e 72- vjeçarit dhe se kur ka qenë kanë shkuar bashkë.

"Ai zotëri ma ka mbajt gocën 25 ditë. Ka humbur mendjen. Ju lutem, ju lutem…Dua të shpëtoj vajzën. Ai e ka bërë vajzën ashtu. Më tha vajza, ’më bëri lavazh trurit’.Vajza u sëmur. Thoshte vetëm emrin Genci. Vajzën nuk e besoj, sepse kur ishte në shtëpinë e vet nuk ishte me këtë mendje", tha babai.

Ai ka shtuar se vajza do të vazhdonte shkollën dhe deri më 5 mars ishte në rregull.

Babai i të miturës ka kërkuar që kjo çështje të hetohet dhe djali të futet në brug, pasi e ka droguar me qëllim vajzën dhe e ka sëmurë.

"Vajza vazhdonte shkollën. Deri në datën 5 mars vajzën e kisha në rregull. Kur shkoi atje vajza më tha më çoi në spital. Me 72- vjeçarin kisha marrëdhënie miqësore dhe vajza ime nuk shkonte tek ai vetëm, vinte vetëm me mua. Ai është manipulim. Çfarë i ka bërë ai vajzës, do të na bëjë keq ne si familje. Për të na futur në burg. Unë i kam folur si prind. Unë dua të hetohen gjërat dhe ai që e ka bërë këtë të paguajë kusuret e mia që po heq në këto çaste. Nuk ia kam për borxh. Ai më ka sëmurë vajzën, ma ka droguar. Vajza tek unë nuk ka qenë kështu. Ai po ta donte vajzën time nuk do ta nxirrte në media vajzën time. Ai e ka bërë me qëllim. Atë djalin e dua brenda", është shprehur babai i vajzës.

Kujtojmë se para disa ditësh ka folur për "Repolitix" edhe nëna e vajzës e cila ka mohuar akuzat e të moshuarit për abuzimin me vajzën e mitur. 

Gjykata e Sarandës ka lënë ditën e sotme masë arresti me burg  72-vjeçarin Bajram Tusha, në akuzë për abuzim seksual me një vajzën 17-vjeçare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Aksidentoi për vdekje me makinë një këmbësor të moshuar, arrestohet 23 vjeçari

Elbasan/ Aksidentoi për vdekje me makinë një këmbësor të moshuar, arrestohet 23 vjeçari