Fqinji zbulon arsyen e konfliktit: Roberti ka mbajtur Patrisin me bukë, Tuna përzuri vjehrrin e vjehrrën nga shtëpia

Fqinji zbulon arsyen e konfliktit: Roberti ka mbajtur Patrisin me bukë, Tuna përzuri vjehrrin e vjehrrën nga shtëpia

Robert Berisha, Patris Berisha dhe Altuna Sejdiu

Një fqinj i familjes Berisha zbulon arsyet e mosmarrëveshjeve midis Robert Berishës dhe Tunës e Patrisit. Me anë të një komenti në youtube, në videon e emisionit "Xing me Ermalin" ku të ftuar ishin Tuna dhe bashkëshorti i saj Patrisi,  fqinji me llogarinë me emrin Luli Pasuli shprehet se Tuna është bërë shkak për prishjen e marrëdhënies mes dy vëllezërve.

Në komentin e tij ai thotë se Roberti jo vetëm ka ndihmuar ekonomikisht familjen, por edhe e ka paguar shkollimin e Patrisit. Po sipas pretendimeve të fqinjit, ka qenë sjellja e keqe e këngëtares që ka çuar në zënkën e shumëpërfolur mes këngëtarëve. Tuna, shprehet fqinji, ka përzënë në rrugë prindërit e Patrisit dhe ka uzurpuar gjithë apartamentin.

Lidhur me këtë koment ka folur edhe Robert Berisha në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, duke thënë se shumë njerëz e dinë të vërtetën.

Brenda Berishve, të gjithë e dinë, madje ka disa komente aty në youtube, njerëz që më njohin mua ma herët , se çfarë kam bërë për familjen e vëllain. Kështu që e vërteta gjithmonë del. Unë besoj që kështu i kemi dhënë fund, ndoshta kam bo gabim unë, ndoshta kanë bërë gabim ata që kanë dhënë atë intervistë, por i uroj shumë sukses, shëndet çunit të tyre dhe me këto përmbyllen gjitha muhabetet.

Robert Berisha, këngëtar

Komenti i bërë në Youtube.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme dhe pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme dhe pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës