Françeksa:Jam në dyshim mes
Gentës, Liamit e Ermalit

Françeksa:Jam në dyshim mes <br />Gentës, Liamit e Ermalit
Françeska qëndron në oborr me Ermalin duke biseduar. Ajo shprehet për Arbrin e Gentën se janë njerëz që kanë probleme me veten e tyre, pasi Genta ka ndërruar veshjen dy-tri herë, e Arbri po ashtu. Liami vjen pranë tyre e ndërhyn në këtë bisedë duke thënë se një më pak e një më shumë, por ata kanë probleme me veten.

Më pas, banorët qëndrojnë në oborr duke folur për finalen dhe çmimin e madh, ku Françeska shprehet se ka një mendim se mund ta fitojë Genta këtë edicion të BB. Genta e falënderon për këtë mendim e shprehet se shpreson që të ndodhë kështu, e Françeska shton se është dhe mes Ermalit e Liamit për fitues, ndërsa për Arbrin nuk mendon fare se ka mundësi për ta fituar. Genta e mbështet këtë mendim të fundit të Françit, e kjo e fundit shprehet se gjatë spektaklit Arbrit i ka ikur mendja teksa ajo fliste për të.

Liami thotë se dy javët e fundit nuk ka vlerë të mundohesh ta ulësh një person, e Françeska shprehet se banorët janë vlerësuar që nga dita e parë e deri më tani. Liami shton se mes tij e Arbrit ka qenë një lloj respekti, e Françeska përgjigjet se në fillim ata të dy kanë qenë si vëllezër, më pas u grindën e të shtunën u sollën sikur s’ka ndodhur gjë. Liami thotë se siç e kanë parë në klipin e të shtunës, ai e Arbri kanë bërë një bisedë që të tjerë nuk kishin dijeni e janë sqaruar e Françeska shprehet se asnjëri prej tyre nuk urrehet me askënd aty, por tani janë në lojë, ndërsa kur të dalin jashtë do jenë miq. Ajo përfundon duke thënë: “Fitoftë më i miri”.(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë