TIRANË - Pas arratisjes për të dytën herë nga burgu i të dënuarit me burgim të përjetshëm, Fran Marashi drejtësia shqiptare nis procesin gjyqësor për hapjen e dosjes së Urës Vajgurore, ku mbetën të vrarë 4 policë në vitin e mbrapshtë 1997.
 
Gjykatësja Ardiana Bera ka vendosur të shpallë për moskompetencë të Gjykatës së Tiranës këtë kërkesë, duke ia kaluar Gjykatës së Lartë.
 
I shoqëruar në masa të rrepta sigurie, Fran Marashi ka qenë dhe vetë i pranishëm në këtë seancë, ku ka kërkuar t’i bëhet një gjykim i drejtë, pasi, sipas tij, ai s’ka asnjë lidhje me ngjarjen e Urës Vajgurore.
 
Si provë të re me të cilën Marashi kërkon të rihapë dosjen janë 7 dëshmitarë, të cilët me vullnetin e tyre të lirë janë të gatshëm të dëshmojnë se i dënuari Fran Marashi nuk ka qenë atë ditë në ngjarjen e Urës Vajgurore.
 
Nëse do të pranohet dëshmia e dëshmitarëve të listuar nga Marashi pritet të shihet qëndrimi i Gjykatës së Lartë.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com
)