Francë, aksidentet kryesore të
Airbus-it në dhjetë vitet e fundit

Pas rrëzimit të një dite më parë në Sinain egjiptian të një avioni A-321 të një kompanie charter ruse me 224 persona në bord, një kujtesë e aksidenteve kryesore të Airbus-it gjatë dekadës së fundit.

3 maj 2006: 113 persona vdiqën pas rrëzimit të një avioni A-320 të kompanisë armene Armavia, ndërsa po përgatitej për uljen e detyrueshme në aeroportin e Sotchit në jug të Rusisë.

9 qershor 2006: Rreth 140 persona, në mesin e së cilëve tetë anëtarë të ekuipazhit vdiqën në aksidentin e avionit rus A-310, i cili u përplas duke u shkrumbuar më pas nga flakët në Irkutsk në Siberi.

17 qershor 2007: 199 të vdekur ndërsa avioni A-320 i kompanisë braziliane TAM përplaset me një magazinë në aeroportin e San Paolos dhe merr flakë.

1 qershor 2009: Një avion A-330 i kompanisë Air France rrëzohet në det midis Brazilit dhe Francës duke shkaktuar 228 të vdekur.

30 qershor 2009: Një avion A-310 i kompanisë së Jemenit Yemenia rrëzohet në brigjet e Comores pak para se të ulej në Moroni, duke shkaktuar 152 të vdekur. Vetëm një adoleshente 12 vjeçare mundi të mbijetonte.

12 maj 2010: 103 të vdekur ndërsa një avion A-330 i kompanisë libiane Al Afriqiyah rrëzohet në aeroportin e Tripolit. Vetëm një i mbijetuar, një fëmijë 8 vjeç.

28 korrik 2010: Një avion A-321 i kompanisë pakistaneze Airblue rrëzohet në Pakistan, në kodrat pranë Islamabadit, me 150 persona në bord.

– 28 dhjetor 2014: Një avion A-320 i kompanisë malajziane me kosto të ulët AirAsia rrëzohet në Indonezi me 162 persona në bord.

24 mars 2015: Një avion A-320 i kompanisë gjermane, Germanwings rrëzohet në Alpet franceze, duke shkaktuar vdekjen e 150 udhëtarëve. Sipas hetimeve, avioni ka humbur ekuilibrin duke u rrëzuar qëllimisht në tokë nga piloti i dytë gjerman, i cili vuante nga çrregullime të rënda psikologjike./atsh

Redaksia online
(s,m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

‘Non grata’, juristi Kara për Argita Malltezin në SPAK: Edhe unë mediave iu referova kur akuzoja Shkëlzenin për trafik droge, por më dënuat

‘Non grata’, juristi Kara për Argita Malltezin në SPAK: Edhe unë mediave iu referova kur akuzoja Shkëlzenin për trafik droge, por më dënuat