Francë, akuza të reja korrupsioni për
kandidaten për presidente, Le Pen

Francë, akuza të reja korrupsioni për<br />kandidaten për presidente, Le Pen
FRANCE-Akuza të reja për korrupsion dhe për abuzim me fondet e Parlamentit Evropian, janë ngritur në Francë kundër kandidates për presidente, Mari Le Pen.

Një ish-ndihmës i kandidates së ekstremit të djathë, ka deklaruar se gjatë fushatës presidenciale të 2012, rekrutimi i tij në ekipin e Le Pen është bërë me anë të një kontrate fiktive të Parlamentit Evropian.

Sipas Gael Nofri, i cili ka ngritur akuzat, kjo ka qenë një mënyrë që partia e Le Pen të mos deklaronte shpenzimet për fushatën e saj presidenciale.

Partia e Le Pen, Fronti Nacional, momentalisht është nën hetim për keqpërdorim të fondeve të Parlamentit Evropian.

Nga ana tjetër, Le Pen, është akuzuar edhe për punësim fiktiv të truprojës së saj dhe një bashkëpunëtoreje të saj, si asistentë në Parlamentin Evropian.

Ndërkohë sondazhet në Francë tregojnë se Le Pen do të fitojë raundin e parë të zgjedhje presidenciale, i cili zhvillohet në prill, por kandidati i qendrës, Emmanuel Macron, mund ta mund atë në raundin e dytë, duke marrë kështu postin e presidentit.

Gael Nofri
(Gael Nofri, personi që ka ngritur akuzat e reja për korrupsion ndaj Le Pen)

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike