Francë, akuza të reja ndaj kandidatit
për president, Francois Fillon

Francë, akuza të reja ndaj kandidatit<br />për president, Francois Fillon
FRANCE-Kandidati i të djathtës për zgjedhjet presidenciale në Francë, është duke u përballur me një akuzë tjetër të publikuar në mediat vendase.
 
Sipas gazetës "Le Canard Enchaine", Fillon ka marrë një hua prej 50 mijë euro nga biznesmeni Marc Ladreit de Lacharrière, hua të cilën ai nuk e ka deklaruar në deklaratën e pasurisë drejtuar Autoritetit të lartë për Transparencën e Jetës Publike.
 
Ndërkohë avokati i Fillon ka reaguar duke u shprehur se nuk është parë e arsyeshme deklarimi i kësaj huaje pasi ajo është shlyer plotësisht nga kandidati.
 
Fillon është duke u përballur me akuza mbi punësim fiktiv të anëtarëve të familjes dhe zerat që kërkojnë një tërheqje të tij nga gara presidenciale janë shtuar.
 
Gjithashtu edhe kandidatja  për presidente Mari Le Pen, është duke u përballur me akuza për keqpërdorim të fondeve të Parlamentit Evropian. Më herët gjatë kërij muaji asaj ju hoq edhe imuniteti me kërkesë të autoriteteve franceze.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike