Francë, Dana: Nëse Le Pen bëhet
presidente, largohem nga detyra

Francë, Dana: Nëse Le Pen bëhet<br />presidente, largohem nga detyra
FRANCE-Ambasadori i Francës në Japoni  ka deklaruar se nëse kandidatja e ekstremit të djathtë për presidente, Mari Le Pen, do të fitonte zgjedhjet presidenciale, ai do të largohej nga detyra.
 
“Nëse elementet e tragjedisë franceze që po parashtrohen do të na orientonin në zgjedhjen e Le Pen, unë do të distancohem nga çdo funksion diplomatik”, shkruan ambasadori Thierry Dana në një artikull të botuar nga e përditshmja “Le Monde".
 
Dekalrata e ambasadorit francez ka nxitur reagimin e qeverisë franceze ku zëdhënësi i saj, Stephane Le Foll, është shprehur se "nuk është etike që një ambasadorë të shprehet në një mënyrë të tillë".
 
Nga ana tjetër mediat franceze raportojnë se për deklaratën e diplomatit ka reaguar edhe ministri i Punëve të Jashtme, Jean-Marc Ayrault, i cili i ka drejtuar një letër ambasadorit francez në Japoni, duke i rikujtuar atij detyrën, konfidencialitetin dhe parimin e neutralitetit.
 
Ndërkohë Mari Le Pen  është një nga kandidatet kryesore për të fituar raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale që do të zhvillohet në muajin prill në Francë.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike