Francë, e djathta franceze vazhdon
mbështetjen për Francois Fillon

Francë, e djathta franceze vazhdon<br />mbështetjen për Francois Fillon
FRANCE-Partia “Les Républicains” ka vendosur të vazhdojë të japë  mbështetjen e saj për kandidatin në zgjedhjet presidenciale në Francë, Francois Fillon.
 
Komiteti politik rinovoi njëzëri mbështetjen e tij për Francois Fillon”, deklaroi presidenti i Senatit, Gerard Larcher, i cili ka shtuar se partia “Les Republicanis” është mbledhur dhe kanë vendosur të vazhdojnë mbështetjen e tyre për kandidatin Fillon.
 
Francois Fillon është përfshirë në një skandal për punësim fiktiv të pjesëtarëve të familjes së tij, i cili ka sjellë edhe rënien nga vendi i parë që Fillon kishte në sondazhe për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.
 
Nga ana tjetër, vet Fillon i ka mohuar akuzat e bëra ndaj tij, duke u shprehur se nuk ka patur asnjë parregullsi në procedurat e punësimit të të afërmeve të tij.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike