Francë, General Electric blen francezen Alstom për 9,7 miliardë euro

Grupi amerikan, General Electric (GE), njoftoi sot se ka përfunduar blerjen e sektorit energjetik të kompanisë franceze Alstom për vlerën 9,7 miliardë euro, një operacion që shënon përqëndrimin e grupit industrial francez vetëm në sektorin e transportit.

Ky përfundim vjen 15 muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes nga dy grupet, në përfundim të negociatave mbi të cilat shteti francez kishte pasur një rol kryesor.

"Në raport me çmimin fillestar që ishte propozuar prej 12,35 miliardë eurosh, kjo shumë merr parasysh programet e përbashkëta të shpallura më 2014, evoluimin e strukturës së operimit, ndryshimet në çmim lidhur me masat rregulluese, të ardhurat neto në momentin e mbylljes dhe efektet e këmbimit valutor", theksoi GE në një komunikatë për shtyp.

Në kuadrë të këtij operacioni, GE dhe Alstom kanë krijuar tre ndërmarrje të përbashkëta në energjitë e rinovueshme, rrjetet elektrike dhe bërthamore, për të cilat grupi francez do të investojë 2,4 miliardë euro.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Dhunuan modelen, dy motrat Berisha ende në kërkim! Sekuestrohen dy mjetet me të cilat lëvizën