FRANCE - Prokuroria e Parisit ka bërë të ditur se kanë nisur hetimet ndaj ministrit të Buxhetit Jerome Cahuzac, në akuzën e mashtrimit fiskal. Prokurorët francezë akuzojnë ministrin Cahuzak se deri në vitin 2010 kishte një llogari sekrete në filialin UBS në Gjenevë, dhe më pas ka transferuar fondet në një llogari tjetër në Singapor.

Nga ana e tij ministri Cahuzac është shprehur se ky hetim do të vërtetojë pafajësinë e tij.

Ndërkohë presidenti Francois Hollande dhe ministri i Ekonomisë Pierre Moskovici e kanë mbrojtur publikisht.

Duke folur në një radio franceze, Moskovici tha se ai kishte besim në pafajësinë e Cahuzac-it, i cili është në qendër të akuzave nga Mediapart, agjensi lajmesh në Internet.

"Unë mendoj se ky hetim do të lejojë atë që të vërtetojë pafajësinë e tij. Jerome Cahuzac gjithmonë ka pohuar se nuk ka patur një llogari bankare në Zvicër. Unë kam besimin e plotë tek ai”, - u shpreh ministri i Ekonomisë.

I pyetur nëse Cahuzac duhet të japë dorëheqjen nga posti i tij, ashtu siç kërkohet nga anëtarët e partisë politike franceze të UMP-së, lideri i saj Jean-Francois Cope tha se besonte në pafajësinë e tij.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)