Francë, hetimet ndaj kandidatit për
president Fillon, caktohet gjykatësi

Francë, hetimet ndaj kandidatit për<br />president Fillon, caktohet gjykatësi
FRANCE-Fushata e kandidatit për president Francois Fillon, ka marrë një tjetër kthesë gjatë ditës së djeshme, pasi prokurorë francezë kanë emëruar një gjykatës i cili do të nisë hetimet ndaj tij.

Fillon, i cili shihej si kandidati favorit për të fituar zgjedhjet presidenciale dyshohet për punësim fiktiv të bashkëshortes dhe fëmijëve të tij.

Fillimisht akuzat e publikuara në media, nxitën një hetim paraprak ndaj kandidatit, ndërsa emërimi i gjykatësi, sugjeron se hetimet kanë avancuar më tej.

Sipas akuzave të publikuar në media, bashkëshortja e Fillon, kishte përfituar mijëra euro për punë të cilat ajo mund të mos i kishte kryer.

Nga ana tjetër, Fillon pretendon se në punësimi e gruas së tij si asistentja e tij parlamentare, nuk ka asgjë të paligjshme. Ndërkohë autoritetet franceze janë duke hetuar edhe pagesat që kapin një shumë prej 80 mijë euro të fëmijëve të kandidatit për president, të cilat janë bërë gjatë viteve 2005- 2007, kohë kur
Fillon mbante pozicionin e senatorit.

Akuza për punësim fiktiv janë ngritur edhe për kandidaten e Frontit Nacional për presidente, Mari Le Pen, e cila është vendosur në qendër të akuzave për pagimit të dy bashkëpunëtorëve të saj me fonde të Parlamentit Evropian.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë