PARIS- Presidenti francez Francois Hollande ka firmosur ligjin kontrovers për martesat mes personave me të njëjtën gjini, duke e kthyer Francën në vendin e nëntë në Europë dhe të 14-in në botë që miraton këtë ligj.
Ditën e premte, Këshilli Kushtetues hodhi poshtë një sfidë të hapur nga opozita e krahut të djathtë, duke i hapur rrugën Hollande që të firmoste projektligjin.
Presidenti francez deklaroi se “Unë e kam marrë këtë vendim dhe tani është koha të respektojmë ligjin e Republikës”.
Martesa e parë gay mund të mbahet 10 ditë nga firmosja e ligjit.
Pas një debati torturues, projektligji për martesat mes personave të së njëjtës gjini u miratua nga Senati francez dhe Asambleja Kombëtare muajin e kaluar.
Ligjërimi i martesave homoseksuale u kundërshtua menjëherë me argumente kushtetuese nga partia opozitare e krahut të djathtë UMP, e drejtuar nga ish-presidenti Nicolas Sarkozy.
Projektligj ngjalli debate të mëdha në Francë dhe është një nga reformat më të mëdha sociale që nga heqja e dënimit me vdekje në vitin 1981.
Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com