Francë, Hollande urdhëron forcim të
masave të sigurisë për zgjedhjet

Francë, Hollande urdhëron forcim të<br />masave të sigurisë për zgjedhjet
Presidenti francez, Francois Hollande, ka kërkuar një rritje të masave të sigursë për zgjedhjet presidenciale në mënyrë që zgjedhjet presidenciale në prill dhe në maj të kalojnë pa sulme kibernetike ose të ndonjë natyre tjetër.

Pas një takimi me temë mbrojtjen, ku u bë një vlerësim për gjendjen e sigurisë dhe cenimet e mundshme në zgjedhjet presidenciale, Hollande ka urdhëruar që të mobilizohet "çdo gjë që është e nevojshme", për të siguruar një proces zgjedhor të drejtë.

Sipas deklaratës së Hollande pas përfundimit të takimit, rritja e masave është urdhëruar në mënyrë "që asnjë veprim qëllimkeq të mos dëmtojë fushatën zgjedhore dhe procesin e votimit".

Presidenti francez ka deklaruar gjithashtu se pas një vlerësimi të ri për terrorizmin në vend, do të rriten në aktivitetet që kanë të bëjnë me fushatat elektorale si dhe gjatë procesit zgjedhor nëpër vendvotimet.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike