PARIS - Policia franceze ka arrestuar një nënë 52-vjeçare pasi ka tentuar të hyjë në provimin e gjuhës Angleze në vend të vajzës së saj. Në përpjekje për t'u maskuar, kishte vendosur shumë makijazh për të mbuluar rrudhat; kishte veshur po ashtu xhinse me bel të shkurtër dhe çizme të larta, por nuk mundi të ishte si vajza e saj 19-vjeçare, Leticia.

Atë e dalluan menjëherë dhe verifikimi ishte i lehtë, pasi vetëm dy ditë më parë, vajza e saj kishte dhënë provimin e Filozofisë.

Profesorët e lanë të shkruante për plot dy orë, pasi nuk donin të shqetësonin studentët e tjerë. Policia e priste jashtë klasës.

Gruaja, sipas mediave vendase është Caroline D dhe mësohet të ketë thënë se hyri në provim vetëm që vajza e saj të merrte rezultatin më të lartë. Vajzës i duhej të dilte mirë në Anglisht, që të mund të hynte në universitet.

Redaksia Online
(by/shqiptarja.com)