Francë, “dehet” spitali, hapet
bari me alkool për të sëmurët

Francë, “dehet” spitali, hapet<br />bari me alkool për të sëmurët
PARIS - Francezët kanë qenë prej kohësh të njohur për besimin e tyre të palëkundur në përfitimet shëndetësore të një gotë vere. Tani, një spital francez ka planifikuar për t’i çuar gjërat në një nivel tjetër duke hapur një bar me verëra të ndryshme me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientëve me sëmundje të pashërueshme.

Pacientët e tillë do të kenë mundësi që të shijojnë një gotë apo ndoshta edhe dy me familjet e tyre, gjithmonë nën vëzhgimin e mjekëve.

“Pse duhet t’iu ndalojmë kënaqësi të tilla atyre personave që janë në fund të jetës së tyre? Asgjë nuk e justifikon një ndalesë të tillë” - thuhet në një komunikatë të këtij spitali në Clermont-Ferrand. 

Stafi në spital do të marrë një trajnim të veçantë nga një antropolog social se si të trajtojë pacientët që vijnë në këtë bar.

Përveç verës,në këtë bar do të ketë gjithashtu edhe pije të tjera alkoolike se birra, uiski dhe shampanjë.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni turin e Ramës me diasporën?



×

Lajmi i fundit

‘Anti-korrupsioni’, avokat Cakrani: SPAK duhet të japë llogari diku! Ibsen Elezi: Kjo rezolutë ka synime të fshehura

‘Anti-korrupsioni’, avokat Cakrani: SPAK duhet të japë llogari diku! Ibsen Elezi: Kjo rezolutë ka synime të fshehura