Francë, Sarkozy zyrtarizon
kandidaturën për president

Francë, Sarkozy zyrtarizon<br />kandidaturën për president
Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, ka shpallur sërish kandidaturën e tij në primaret e së djathtës për zgjedhjet presidenciale të 2017-ës.

61-vjecari ka konfirmuar pjesëmarrjen në primare duke shkruar se ndihet sikur ka forcën e nevojshme për të udhëhequr sërish vendin në këtë moment mjaft të vështirë

Sarkozy ka mbajtur postin e ministrit të brendshëm, përpara se të zgjidhej president në vitin 2007. Ai u largua nga pallati presidencial Elise në vitin 2012, pas fitores së Presidentit aktual Fransua Hollande.

Sarkozy është treguar i vendosur për tu ‘hakmarrë’ pesë vite pasi dështoi të rizgjidhet, ndërsa gara paraqitet shumë e ashpër në kampin e tij.

Vendosa të jem kandidat për presidencialet e 2017. Franca ka nevojë që t’i japim gjithçka”, shkruan Sarkozy, në një libër që do të publikohet të mërkurën, “Gjithçka për Francën”.

Aktualisht një prej rivalëve më të fortë që ndodhet përballë ish-presidentit të Francës, është Alain Zhupe. Ai ka shërbyer si kryeministër përgjatë viteve 1995-1997, nën presidencën e Presidentit Zhak Shirak.

Ekpertët parashikojnë se mes republikanëve do të ketë një përballje të fortë. Ndërkohë, situata paraqitet më e vështirë për Presidentit Fransua Hollande, i cili me shumë mundësi do të garojë për një mandat të dytë.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës