Policia franceze ndaloi gjashtë persona me dyshimin për lidhje me rrjetet terrroiste xhihadiste, njoftoi sot Ministria e Brendshme franceze.
 
Arrestimet u kryen në zonat e qyteteve Tuluzë dhe Albi në jug të vendit.
 
”Të dyshuarit ndodhen në komisariatet e policisë”, thuhet në deklaratën e ministrisë së sipërcituar, ku shtohet se arrestimet u kryen pas hetimeve mbi disa skema të financimit të terrorizmit.
 
Policia franceze ka ndërmarrë disa operacione pas atentateve të 7-9 janarit në Paris ku humbën jetën 20 persona.
 
Në fillim javë policia franceze arrestoi edhe tetë persona të tjerë në Paris dhe Lion.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)