Francë - Policia franceze ka konfiskuar më shumë se 2 tonë lëndë narkotike të llojit ‘Cannabis Sativa’ e cila ishte fshehur në një kamion që trasportonte karrota. Sasia e lëndës narkotike arrin vlerën rreth më shumë 10 milionë dollarë amerikanë nëse do të dilte në shitje.

Sipas burimeve zyrtare nga dogana në qytetin Tours në pjesën perëndimore të Francës, lënda narkotike ishte nisur nga një provincë e Spanjës dhe kishte destinacion Vendet e Ulëta.

Policia e Doganës franceze tha se kjo përbënte një tjetër konfiskim të rëndësishëm të lëndës narkotike në vitet e fundit.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)