Turizmi shqiptar është promovuar sot në Francë duke mbështetur edhe kombëtaren shqiptare të futbollit.

Siç bën të ditur Agjencia Kombëtare e Bregdetit ky promovim është bërë me ftesë të partnerëve të Konservatorit Littoral Francez po merr pjesë në aktivitetet e organizuara në qytetet e Tregastel dhe Pleumanach, në Francë.

Konservatori Littoral Francez hapi ekspozitën e përbashkët me pamje nga bregdeti shqiptar si dhe me disa nga sfidat e punës së AKB-së, sidomos në hapjen dhe manaxhimin e ishullit të Sazanit.

Ky event pati jehonë dhe pjesëmarrje të lartë nga kryebashkiaku i qytetit dhe instanca të tjera drejtuese dhe mori edhe mbulim në median lokale.

Në këtë event ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Shqipërisë në EURO 2016 dhe u krijua një atmosferë shumë miqësore kushtuar turizmit shqiptar dhe vlerave kulturore e natyrore të bregdetit.

AKB aktivitetet për nder të Kombëtares
AKB aktivitetet për nder të Kombëtares
AKB aktivitetet për nder të Kombëtares
AKB aktivitetet për nder të Kombëtares
 Foto të tjera..


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)