Francë, publikohen karikaturat e
profetit Muhamed, ndalohen protestat
Kryeministri francez, Jean-Marc Ayrault urdhëroi ndalimin e protestës kundër filmit anti- ismal, që ishte parashikuar të mbahen të shtunën. “Nuk ka arsye të lejojmë që në vendin tonë të hyjnë konfliktet që nuk kanë të bëjnë fare me me Francën”- ka thënë kryeministri për radion Rtl.
PARIS- Rrezikojnë të nxisin më tepër reagimet në botën arabe, karikaturat e reja të profetit Muhamed që publikohen spt nga e përjavshmja satirike franceze, Charlie Hebdo, e cila sheh sot dritën e diellit. Karikaturat sipas faqes online “Le Figaro”
(fotoja majtas) tregojnë profetin në pozicione fizike “të turpshme” nuk figurojnë në faqen e parë të revistës por në pjesën e brendshme të faqes së fundit të revistës.
Publikimi i kësaj karikature në mes të dhunës që ka shpërthyer në botën arabe kundër SHBA për shkak të filmit që ofendon profetin Muhamed ka nxitur policinë franceze të marrë në mbrojtje godinën e redaksionale të kësaj reviste në Paris.
NDALOHEN MANIFESTIMETKryeministri francez, Jean-Marc Ayrault urdhëroi ndalimin e protestës kundër filmit anti- ismal, që ishte parashikuar të mbahen të shtunën. “Nuk ka arsye të lejojmë që në vendin tonë të hyjnë konfliktet që nuk kanë të bëjnë fare me me Francën”- ka thënë kryeministri për radion Rtl.
Kryeministri Jean-Marc Ayrault, nënvizoi se kushdo që ndihet i ofenduar nga karikaturat e reja të profetit Muhamed, të publikuara nga revista ti drejtohet gjykatës, por shtoi se “Franca është një vend ku liria e të shprehurit është e garantuar, përfshi dhe atë të karikaturës”.
“Nëse ka njerëz që ndihen të fyer, dhe besojnë se është dhunuar ligji, mund t'i drejtohen gjykatës. Ne jemi një shteti ku ligjet respektohen.”- deklaroi kryeministri francez, Jean-Marc Ayrault në intervistën për radion Rtl.
MYSLIMANET APEL PER QETESI Edhe presidenti i këshillit francez të komunitetit mysliman ((CFCM) Mohammed Moussaoui shprehu indinjatën e tij ndaj publikimit të karikaturës. Nëpërmjet një note proteste që I dërgon institucioneve franceze ky komunitet “dënon me ashpërsi këtë akt të ri islamofobik” por dhe i bën apel myslimanëve të mos bëhen pre e provokacioneve.
(
(sg/ansa/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
74.1%
-
Jo
22.3%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 2334
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘E pamundur 5%’, NATO kundër planeve të Trump për rritjen e shpenzimeve ushtarake
10 Janar, 19:49
-
Kriza ekonomike, Barcelona nxjerr në shitje dollapin e Lionel Messit
10 Janar, 19:48
-
Përmbysja zhyt Tiranën, Vllaznia merr komandën e Superligës! Zhgënjen Dinamo, Bylis ia bën ters 2025
10 Janar, 19:46
-
Pse larja e fytyrës një herë në ditë është më se e mjaftueshme
10 Janar, 19:41
-
Janari i ftohtë dhe i kushtueshëm, 13 mln € import energjie! 950 mijë € kostoja vetëm për një ditë
10 Janar, 19:37
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
-
Turqia dhe Izraeli përballë tensioneve të reja në Siri
10 Janar, 19:14
-
Zgjedhjet/ Shabani në Report Tv: Në diskutime me Lapajn e Alibeajn për koalicion, s’ka bashkim me Berishën e Metën! Sulo: Duhet një front opozitar
10 Janar, 19:11
-
U ekstradua nga Turqia/ ‘The Sun’ krahason Dritan Rexhepin me El Chapon: ‘Mbreti i kokainës’ që vrau policë dhe ‘mbyti’ Britaninë me drogë
10 Janar, 18:55
-
Përmbytjet e Vlorës/ Qeveria dëmshpërblen 375 familje të prekura me mbi 61 mln lekë, shpërndahen dhe 355 pajisje elektro-shtëpiake
10 Janar, 18:15
-
Cilat shenja të zodiakut kanë instinktin e detektivit?
10 Janar, 18:14