Francë,telashe për kandidatin Fillon
e braktis skuadra e fushatës 

Francë,telashe për kandidatin Fillon<br />e braktis skuadra e fushatës 
Duket se nuk kanë të sosur telashet për kandidatin për president në Francë Fillon i cili braktiset nga dhjetëra deputetë dhe senatorë.

Zyrtarët kanë braktisur fushatën e Fillon pasi ky i i fundit është përfshirë në skandal, ku në fakt gruaja e tij akuzohet se punuar në një punë fictive ndonëse të ardhurat që merrte ishin të majme. 

Sipas anëtarëve të fushatës Fillon po e çon të djathtën drejt katastrofës elektorale.

Një ditë më parë edhe drejtuesi i fushatës së tij dha dorëheqjen.

Megjithëse nuk mbështetet nga e gjithë e djathta, duket se Alain Juppe, ish-kryeministër dhe kryebashkiaku aktual i Bordosë, është gati ta zëvendësojë. Por këmbëngulja e Fillon për të vazhduar garën është një pengesë e madhe, ndërsa e djathta franceze i drejtohet zgjedhjeve me shumë telashe.

Në bazë të sondazheve rreth 70% e votuesve mendojnë së është vendim i gabuar që Fillon të qëndrojë në garë ndërkohë që duhet të përballet me akuzat e gjykatës.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike