Francë, telashe për Le Pen, gjykata
fillon hetimet për punësim fiktiv

Francë, telashe për Le Pen, gjykata<br />fillon hetimet për punësim fiktiv
FRANCE-Udhëheqësja e ekstremit të djathë në Francë, Mari Le Pen, është duke u përballuar tashmë me një hetim nga ana e gjykatës franceze për sa i përket punësimit fiktiv të dy asistentëve të partisë Fronti Kombëtar në Parlamentin Evropian.
 
Për këto akuza  kandidates për presidente në Francë i është kërkuar më parë të merret në pyetje nga policia dhe prokuroria por kërkesa e këtyre organeve  u refuzuar nga Le Pen, gjë që çoi në një kërkesë të autoriteteve për heqjen e imunitetit të Le Pen për arsye të hetimeve.
 
Ndërkohë sipas avokatit të saj, Le Pen, i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së gjykatës për tu paraqitur para trupit hetues.
 
“Kandidatja në presidencialet franceze, që është në krye të sondazheve për raundin e parë të zgjedhjeve më 23 prill, pohoi në një letër të dërguar tek gjyqtarët se ajo do t’i përgjigjet kësaj thirrje vetëm në fund të fushatës”, është shprehur avokati i Le Pen, Rodolphe Bosselut.
 
Nga ana tjetër më herët gjatë kësaj javë, për kreun e ekstremit të djathtë janë ngritur akuza edhe për përdorim të fondeve të Parlamentit Evropian gjatë fushatës së kaluar elektorale.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike