Franc Koruni, kantautori dhe kitaristi
i talentuar sfidon shikimin e kufizua

Franc Koruni, kantautori dhe kitaristi<br />i talentuar sfidon shikimin e kufizua
“Mos e gjyko një libër nga kopertina” mund të gjeni pasurinë që mund të mbush jetën tuaj në momentin kur e shfletoni. A keni dëgjuar më parë për libraritë njerëzore? “Librari” që përmbajnë në brendësi “libra” që flasin dhe ndjenjë. “Libra” në të cilët lexon histori të drejtpërdrejta, frymore, të prekshme, të ndjera dhe interaktive.

Aktiviteti Human Library, i dyti i organizuar në Tiranë njihet prej vitesh në botë. Në një librari të madhe mblidhen disa libra. E thënë kështu është diçka e zakonshme. Mirëpo kur në vend të librave vendosen njerëz të cilët kanë një histori jetësore për të treguar, përballesh me ndjenja të ndërsjella që sjellin përjetime.

E kështu në këtë aktivitet, disa të rinj që kishin një histori sensilibizuese, inkurajuese dhe të suksesshme u vendosën përballë publikut si një libër që shfletohet.

Franc Koruni ishte njëri prej tyre. Historia e Francit të bën të kuptosh që jeta është plot me surpriza, ku më të bukurat janë ato që realizojnë ëndrra. Asgjë nuk është e pamundur. Njeriu është i aftë të ndërtoj dëshira dhe t`i përmbush ato. Kështu është dhe historia e Francit. Ndonëse është 95 % i verbër ai ka ditur si të jetë sot një kantautor dhe kitarist i suksesshëm.

“Si kitarist klasik kam studiuar prej vitesh. Tashmë jam kantautor pasi ka dy vjet që po dal në skenë si i tillë. Jeta ime është bashkë me aktivitet muzikore. Muzikë live, koncerte, aktivitete etj. Tani pritet të dalë një këngë shumë shpejt me të cilën jam shumë i lumtur", tregon ai. Sot është 25 vjeç, muzikën e preku kur ishte vetëm 12-vjeç.

“Kaq vite me muzikë fillon dhe mendon që nuk mund të bësh gjë tjetër. Nganjëherë gjërat mund të jenë më mirë por mund të jenë edhe më keq. Jam i kënaqur për shumë gjera që kam arritur. Por, do doja të kisha arritur më shumë gjëra. Nuk është mirë ta thuash por do doja që të kisha arritur edhe gjëra të tjera. Por rruga është përpara dhe mund të realizohen. Në qoftë se i ke në mendje mund të realizohen”, shprehet ai.

Franci ka udhëtuar në botën e muzikës në koncerte, konkurse të kitarës klasike si brenda dhe jashtë vendit.

“Konkurset nuk kanë munguar brenda dhe jashtë vendit. Edhe në festivalet e muzikës shqipe unë kam marrë pjesë”, rrëfen Franci.

Franci karakterizohet nga një natyrë modeste, në këtë mënyrë na tregon dhe marrëdhënien e tij me kitarën.

“Nuk është se kam ndonjë dashuri të jashtëzakonshme me kitarën. Mund të ishte dhe një dashuri patologjike me kitarën. Por nuk është. Nuk e kam problem që instrumentin e kitarës mund ta luajnë dhe të tjerët. Por, është bërë pjesë e përditshmërisë që më mungon në momentin nëse nuk punoj me të. Kur fillon e luan me kitarë secili ka botën e vet të transmetimit”, thotë ai.

Francin nuk e ka penguar shikim të eci para në muzikë. Thonë se veshi është shqisa më e rëndësishme për të kuptuar muzikën. Për djalin 25-vjeçar që dashuron kitarën shikimi nuk është gjëja më e vështirë. Me një buzëqeshje që shpesh shoqëron bisedën na bën të kuptojmë që njeriu i përcakton vet vështirësitë e tij më të mëdha. E ato janë individuale dhe çdo gjë në jetë arrihet.

 “Kjo është e vërtetë se e parë me fjalë të thjeshta muzika bëhet me vesh. Unë që i vogël kam patur vështirësi me shikimin por kjo nuk më ka penguar të eci përpara. Përkundrazi, u bë interesante pjesa që nuk shikoja mirë por rezultatet e mia ishin të larta. Por, kur jemi në jetën e dikujt nuk e kuptojmë si ndihesh. Kurioziteti është i madh tek njerëzit. Ndaj unë morra pjesë në Human Librari. Për të folur si një kitarist klasik që ndryshoi pak skenë duke marrë pjesë në muzikën e lehtë”, shrehet Franci.

Me një sens humori Franci na tregon se problemi me shikimit nuk është më e rëndësishme në jetën e tij.

“Kam probleme më të mëdha se shikimi. Të tipit si zgjohem shumë vonë në mëngjes. Do doja të korrigjoja më shumë këtë”, thotë ai.

Franci mendon se nëse ai tregon diçka për veten ai mund të ndikoj tek personat që kanë të njëjtin problem si ai. Por, Franci është një nga ata të rinjtë që të sensibilizon për të arritur majat edhe nëse fuqitë janë të pakta.

“Me punë, me dëshirë, me përpjekje dhe përkushtim ja që gjërat sistemohen dhe shkojnë aty ku ti do. Dhe ti mund të jesh ai që ti do në momentin që punon. Kam miqtë e mi që janë 100% të verbër dhe kanë një jetë komode dhe të suksesshme. Ndoshta, nëse unë tregoj diçka për veten mund të ketë ndikim tek të ngjashmit e mi. Këtë e kam bërë gjithmonë dhe vazhdoj e bëj. Mua nuk më pëlqejnë shumë mesazhet si mënyrë komunikimi. Më pëlqejnë më shumë veprat. E rëndësishme është që çdo kush duhet të njoh veten e vet dhe të dëgjoj zërin e tij të brendshëm. Mund të thoja shumë gjëra inkurajuese por unë zërin e brendshëm kam ndjekur dhe çdo ëndërr që ka gjithkush mund t`i realizoj me kohën”, tregon Franci.

Gent Likaj, organizatori i Human Library për mikrofonin e Report Tv flet për aktivitetin frymëzues ku marrin pjesë libra të ndryshëm si Franci i talentuar në kitarë edhe pse është 95 % me shikim të kufizuar, Emiliano Lule për të treguar historinë e tij të suksesit, një djalë gay, një vajze myslimane, një person me aftësi të kufizuar në lëvizje, nënën e një vajze me Doën Syndrome, etj.

“Që në vitin 2000 është themeluar në Kopenhagen Human Library dhe është përhapur në mbi 70 vende të botës. Ka po të njëjtin qëllim si në gjithë botën. Është biblioteka njerëzore dhe ka si qëllim të gjithë personat që në shoqëri paragjykohen ose kanë një histori ndryshe. Unë mendoj se këta janë persona që duhet të tregojnë historinë e tyre. Struktura është e thjeshtë.

Janë në një dhomë të madhe dhe ulen me disa njerëz në një tryezë për të folur për eksperiencën e tyre njerëzore. Ashtu si një libër i hapin krahët dhe u thotë njerëzve më shfletoni dhe më pyesni. Qëllimi është lufta e paragjykimeve por edhe marrëdhënia e “librit” dhe njerëzit. Ideja është që të gjithë lexuesit ta kuptojnë në lëkurën e tyre eksperiencën e këtyre “librave” dhe nesër kur të shohin në rrugë një person që paragjykojnë të mund të sillen mirë me të"
, tha Likaj.


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro