Asambleja Kombëtare Franceze dha sot dritën e gjelbër se gjendja e jashtëzakonshme do të vijojë për 3 muaj. Ky ligj kish sjellë debate mes deputetëve,ndërkohë që shumë artikuj dhe ndryshime janë ende në diskutim. Një përfaqësues i partisë së Gjelbër u shpreh se gjendja e jashëtzakonshme duhej shtyrë për 3 muaj ndërsa Eric Ciotti, një politikan republikan tha se duhej shtyrë deri në 6 muaj.
“Gjendja e jashtëzakonshme do të shtrihet në të gjithë vendin. Ne jemi në luftë.” – u shpreh kryeminsitri francez Manuel Valls.
Asambleja është ende duke diskutuar rreth vendimeve për ligjet rreth kontrollit të shtypit dhe “arrestimeve shtëpiake.”
“ Cdo gjë që tregon se kemi të bëjmë me një aktivitet terrorist do të ndiqet penalisht. 3000 forca ushtarake janë shtuar për të siguruar jetën e qytetarëve tanë. Atyre u janë shtuar 100.000 policëve dhe xhandarëve. Janë forcuar kontrollet kufitare, 102 pikat e autorizuara kufitare, 71 pika në dogana. Po ashtu janë forcuar kontrollet ne transportin ajror.”
Ndërsa përsa i përket ligjit rreth kontrollit të shtypit asambleja propozoi të hiqet një dispozitë e vjetër e vitit 1955, tekst i cili lejoi censurimin e shtypit, radios shfaqjet teatrore dhe filmat. Jean Frederic Poisson, deputet republikan tha se ekziston një mungesë e kontrollit të mediave gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.
“Ekziston një rrezik për hetimet në mënyrën sesi kanalet televizive transmetojnë. Duhet të gjejmë metodat e kontrollitqë ruajnë liritë tona ”- u shpreh ai.
/Shqiptarja.com