Franca 6 netë në ‘flakë’, protestuesit nuk dorëzohen! Macron ‘i prerë’: Reforma e pensioneve do bëhet

Francezët janë të zëmëruar dhe nuk po heqin dorë nga revolta e tyre kundër rritjes me 2 vjet të moshës së pensionit. Ndërkaq presidenti Macron deklaroi se nuk ka kthim pas në reformën e pensioneve që do të përmbyllet brenda vitit dhe po ndërmerret për interesa madhore të kombit. 

Pavarësisht protestave dhe kaosit që ka përfshirë Francën, presidenti Emmanuel Macron deklaroi në një intervistë televizive se reforma e pensioneve do të vazhdojë, proces që sipas tij do të përmbyllet brenda vitit. Ai tha se kjo reformë ndërmerret për interesat e larta të kombit dhe do të shërbejë për të rikthyer ekulibrin në sistemin e pensioneve, duke nënvizuar se nuk ka kthim pas. 

Ndërkohë Parisi është i mbuluar nga bloza e zjarreve të një nate më parë. Për 6 netë në radhë, mijëra francezë, në Paris dhe qytete të tjera dolën në rrugë, për të protestuar dhunshëm, kundër miratimit të reformës së pensioneve, shndërruar tashmë në ligj.

Protestuesit i vunë zjarrin gjithçkaje gjetën në rrugët e kryeqytetit Paris, nga biçikleta e motorë deri tek kazanët e plehrave. Nga sheshi i Republikës e deri tek Pallati i Bastijës, mijëra vetë u përballën me policinë që përveç gazit lotsjellës, nisi edhe arrestime, teksa dhjetëra persona u ndaluan për sjellje vandale e dhunë apo shkatërrim prone private. 24 orë më parë, presidenti Macron i mbijetoi me vështirësi 2 mocioneve të mosbesimit, kërkuar nga opozita, për shkak të legjiclacionit të ri të sistemit të pensioneve, që ka shkaktuar këtë valë pakënaqësie e protestash në të gjithë vendin. Protestuesit e kanë paralajmëruar shefin e Elize, se nëse nuk tërhiqet nga kjo reformë, do të përballet me protestat e grevat më të forta që do të lëkundin pushtetin e autoritetin e tij, edhe më shumë se protestat e jelek-verdhëve, 4 vjet më parë.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave