Pas bllokimit prej disa muajsh parlamenti francez e ka miratuar disa ndryshime ligjore që ashpërsojnë politikën e Francës për emigracionin. Amendamentet e miratuara u mbështetën nga Rilindja, partia e qendrës e presidentit francez, Emmanuel Macron dhe partia e krahut të djathtë e Marine Le Penit, Marshi Kombëtar. Përfaqësuesit e partive të majta akuzuan Macronin se po bën pazare me të djathtën ekstreme. Por pavarësisht debateve macron ka pasur shumicë dërrmuese në dhomën e ulët të parlamentit, dhe nuk ka pasur nevojë për mbështetjen e Le Penit.
Para votimit në parlament Macron i tha përfaqësuesve të partisë së tij se nuk dëshiron që Marshi Kombëtar të ketë fjalën e fundit mbi këtë fitore. AFF bën të ditur se Macron ka thënë se preferonte që dokumenti të rishihej sesa të miratohej me votat mbështetëse të Le Penit
Me ndryshimet e miratuara emigrantëve u vështirësohet marrja e familjarëve në Francë, dhe u zgjatet periudha për të fituar qasje në përfitimet e shtetit. Një draft paraprak i këtij dokumenti ka dështuar të miratohet për shkak të kundërshtimeve të opozitës. Grupet për të drejta të njeriut, kritikuan vendimin e marrë, duke e quajtur ligjin e miratuar si më regresivin në dekada.
Deputetët e së djathtës ekstreme dhe konservatorët e kanë përkrahur vendimin, ndërsa të majtët kanë shprehur zhgënjim. Partia e Macron ka humbur shumicën në parlament në zgjedhjet e korrikut të vitit 2022. Nga ajo kohë qeveria e tij ka pasur vështirësi disa herë që të çojë përpara projektligjet në parlament.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
75.6%
-
Jo
16.9%
-
Ndoshta
7.5%
Vota total: 213
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqia mohon akuzat e Turqisë se ka shtyrë migrantët në territorin turk
22 Korrik, 15:28
-
'Paris 2024'/ Hap dyert Fshati Olimpik, të parët mbërrijnë gjermanët! Pas eventit shtëpitë do dhurohen për 6 mijë familje
20 Korrik, 13:52
-
Shqiptari që mban Flakën Olimpike në Paris! Njihuni me Adrian Sukën, ish-futbollistin e Kombëtares kuqezi
19 Korrik, 12:08
-
Lojërat Olimpike të Parisit, detajet nga ceremonia madhështore e hapjes! E veçanta që ndodh për herë të parë
18 Korrik, 13:08
-
Lojërat Olimpike, Edi Rama: Krenar për ekipin shqiptar që do të na përfaqësojë në Paris
16 Korrik, 16:31
-
Finlanda miraton ligjin për bllokimin e emigrantëve nga Rusia
12 Korrik, 17:20
-
Olimpiada 'Paris 2024' në prag, Shqipëria me tetë sportistë! Luiza Gega dhe mundja synojnë medalje
2 Korrik, 17:33
-
Katy Perry zbulon këngën e re “Woman’s World” në fustanin me bisht 200 metra të gjatë
26 Qershor, 15:04
-
Shuhet në moshën 92-vjeçare ylli i ‘La Dolce Vita’
18 Qershor, 15:54
-
Barka me emigrantë përmbyset në brigjet e Kalabrisë, flitet për 65 të zhdukur mes tyre 26 fëmijë
17 Qershor, 19:44
-
Investigimi i BBC: Roja bregdetare greke hodhi qëllimisht emigrantë në det! Në tre vjet dhjetëra refugjatë të mbytur
17 Qershor, 09:41
-
SPECIALE/ Histori personale nga të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Kanë ardhur nga e gjithë bota për të punuar e studiuar në qytete të ndryshme të vendit
16 Qershor, 12:26