Franca: BE-ja të vendos masa ndaj udhëtarëve kinezë
Një punëtore duke shpërndarë maska kundër koronvirusit për udhëtarët nga aeroporti i Parisit
Franca u ka bërë thirrje shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që të vendosin kushtin e testit negativ për COVID-19 për udhëtarët kinezë. Parisi veçse ka marrë një vendim të tillë, pasi në Kinë – vendi ku për herë të parë u detektua koronavirusi në fund të vitit 2019 – ka shpërthyer një valë e re infektimesh.
Vetëm Italia dhe Spanja kërkojnë test negativ nga 27 shtetet e bllokut. Javën e kaluar, zyrtarët shëndetësorë të BE-së dështuan të pajtohen që të marrin një vendim unanim për vendosjen e masës për test negativ për udhëtarët nga Kina.
Por, javën e ardhshme pritet të zhvillohen bisedime të reja për këtë çështje.
Që nga e diela, Franca kërkon nga të gjithë udhëtarët nga Kina që të paraqesin test negativ për COVID-19, të kryer brenda 48 orësh para nisjes nga Kina. Po ashtu, Parisi do të testojë në mënyrë rastësore udhëtarët kinezë.
“Franca do të kërkojë që kjo metodologji të aplikohet në mbarë BE-në”, tha ministri francez i Shëndetësisë, François Braun, që së bashku me ministrin e Transportit, Clement Beaune, shikuan se si kjo masë po aplikohej në aeroportin Charles de Gaulle në Paris.
I pyetur nëse udhëtarët kinezë të infektuar me COVID që udhëtojnë drejt ndonjë shteti tjetër të BE-së, do të mund të udhëtojnë drejt Francës pa kaluar kontrolle, Baune tha: “Prandaj ne duhet të koordinohemi [në mbarë BE-në] që të jemi më efikas”.
Pasi kishte mbajtur të mbyllur kufijtë për pothuajse tre vjet dhe masa të tjera të ashpra, Pekini më 7 dhjetor njoftoi për lehtësimin e masave kundër koronavirusit. Por, Kina që atëherë është përballur me një valë të re infektimesh./REL
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7584
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Drejtori ekzekutiv i Komandës Kibernetike të Amerikës: Hakerët kinezë po përgatiten për konflikt me Shtetet e Bashkuara
23 Nëntor, 08:03
-
Shqipëria pjesë e SEPA, lajmi fantastik jepet në eventin e Bankës Botërore! Por kush ishte prezent në këtë event?
22 Nëntor, 20:12
-
Tronditet Parisi! Një 77 vjeçar i armatosur hap zjarr brenda ‘McDonald’s’, një i vdekur
22 Nëntor, 17:38
-
Komisioni Evropian mirëpret përfshirjen e Shqipërisë në zonën unike Euro (SEPA): Një hap përpara në integrimin drejt BE!
22 Nëntor, 16:44
-
Fatos Çoçoli: Sa fitojmë nga SEPA si qytetarë?
22 Nëntor, 15:19
-
Shqipëria në SEPA/ Ambasadori Gonzato takim me Sejkon: Moment historik, qytetarët dhe bizneset më afër tregut unik të BE
22 Nëntor, 11:21
-
Bregu: SEPA në Ballkan, një hap i madh drejt BE
22 Nëntor, 09:25
-
U fsheh në Spanjë pas arratisë, ekstradohet në Angli 46-vjeçari shqiptar! Kreu i NCA: Trafikonte klandestinë nga Franca dhe Belgjika, siguronte pajisjet për organizatën (EMRI)
21 Nëntor, 22:15
-
Shqipëria anëtare e SEPA-s, Sejko: Kostoja e pagesave ndërkufitare në euro, 5 herë më e ulët! Kursimi në ekonomi 20 mln euro në vitin e parë
21 Nëntor, 17:50
-
Shqipëria pjesë e sistemit unik europian të pagesave! Rama: Hap i madh drejt BE-së në 2030! Nga 2025 dërgesat e parave nga Europa e anasjelltas pa kosto financiare
21 Nëntor, 16:58
-
Von der Leyen i shpëton jetën pasagjerit në avion
21 Nëntor, 16:31
-
BE-ja i kërkon Serbisë ta sqarojë pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë
21 Nëntor, 16:02