Franca braktis planet për heqjen e
shtetësisë të dyshuarve si terroristë 

Franca braktis planet për heqjen e<br />shtetësisë të dyshuarve si terroristë 
Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka braktisur planet për ndryshimin e Kushtetutës, sipas të cilave, militantët e dënuar për sulme terroriste do të zhvisheshin nga shtetësia franceze.

“Kompromisi duket se nuk mund të arrihet”, ka thënë Hollande, pasi dy dhomat e Parlamentit francez kanë dështuar të pajtohen për reformat.

Pas sulmeve të 13 nëntor 2015 François Hollande ishte i gatshëm tu  hiqte shtetësine  dyfishtë francezëve të cilët  ishin të dënuar për akte terrorizmi. 
Por Revokimi nuk do te ishte i mundur per te gjithe ata  persona me nje pashaporte pasi do mbesnin pa shtetsi.

Por, ky vendim  ka hasur në kundërshtime të fuqishme dhe madje ka bërë që ministrja e Drjtësisë e Francës, Christiane Taubira, të japë dorëheqje .
Taubira ka qenë njëra nga politikanët e paktë me ngjyrë në Francë dhe është përballur shpesh me përqeshje raciste nga ekstremi i djathtë.
Hollande, duke folur sot para mediave në Paris, ka thënë se lufta kundër terrorizmit do të jetë e gjatë.

“Konfirmojmë se kërcënimi mbetet më i madh se kurrë. Terroristët islamikë kanë shpallur luftë ndaj nesh, Francës, Evropës dhe gjithë botës. Vetëm pak ditë më parë, ata kanë sulmuar të krishterët në Pakistan, të dielën e Pashkëve”, përfundoi kreu i Champs Elysees.

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Disa prej jush janë në kërkim të dashurisë...çfarë thonë yjet për ju sot

Disa prej jush janë në kërkim të dashurisë...çfarë thonë yjet për ju sot