Franca dënon vajzën e mbretit Salman, rrahu me orë të tëra hidraulikun e vilës

Franca dënon vajzën e mbretit Salman, rrahu me orë të tëra  hidraulikun e vilës

 

Princesha Hassa bint Salman, 43 vjeçe, vajza e mbretit Salman, motra e princit sovran të kurorës, Mohamed bin Salman, i dyshuar si i lidhur me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, u shpall fajtore dhe u dënua në mungesë me dhjetë muaj burg, me kusht, plus gjobë dhjetë mijë euro, pasi u akuzua nga një hidraulik, I cili pretendonte se ishte lidhur me orë të tëra, ishte rrahur nga princesha dhe truproja, si dhe ishte urdhëruar të puthte këmbët e Hassa bint Salman.

Hidrauliku Ashraf Eid tha se ai ishte në katin e shtatë të rezidencës së familjes mbretërore saudite, në Avenue luksoze Foch, kur u thirr me urgjencë në katin e pestë. Ai duhej të riparonte aty vaskën në një banje.

“Pasi konstatova defektin, nisa të bëja disa fotografi të pjesës së dëmtuar për të porositur materialin që do të përdorej për riparim”.

Por princesha kishte shkuar drejt tij me tërbim, e bindur se ‘unë isha përpjekur ta fotografoja atë përmes reflektimit të pasqyrës dhe më pas tja shisja mediave”

Princesha Hassa bint Salman thërriiti truprojën e saj, Rani Sauidi, për ta rrahur. Ashraf Eid tha gjithashtu se ishte urdhëruar të puthte këmbët e princeshës.

Hidrauliku gjithashtu tha që ai mund të largohej nga banesa vetëm pas disa orësh, gjatë së cilës Sauidi shkatërroi telefonin e tij, ndërsa princesha bërtiti: "Vriteni atë, qenin, ai nuk meriton të jetojë".

Një urdhër arresti për Hassa bint Salman u lëshua në Francë në Dhjetor të vitit 2017.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • C'kar princeshe eshte kjo egersire terroristeje o medie shqipcaresh idiote ?!: 13/09/2019 14:13

    Eshte rrace Terroristesh , qe me qenien njerezore nuk kan te bejne aspak , eshte nji perzjerje gjysem njeri e gjysem kafshe shifini surratin sepse ju flet me shume se cdo koment apo pershkrim . kta duket nga jashte si njerez . shif berishin dhe meten jane i jejti mut Njerezore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

BE: Sanksione të reja ndaj flotës së fshehtë të Rusisë, pas sabotimit të dyshuar kabllor nënujor

BE: Sanksione të reja ndaj flotës së fshehtë të Rusisë, pas sabotimit të dyshuar kabllor nënujor