Franca dërgon 100 gjeneratorë në Ukrainë pas sulmeve në infrastrukturën energjetike

Franca dërgon 100 gjeneratorë në Ukrainë pas sulmeve në infrastrukturën energjetike

1669744144_macron.PNG

Franca ka dërguar 100 gjeneratorë në Rumani për transport të mëtejshëm në Ukrainë, shkroi të martën ambasada franceze në Rumani.

“100 njësitë do t’i dorëzohen Ukrainës shumë shpejt”, ka shkruar ambasada në Twitter.

BE ka dërguar 500 gjeneratorë në Ukrainë, nga 17 vende të BE-së, tha në Twitter Mbrojtja Civile dhe Ndihma Humanitare e BE-së. Këta variojnë nga gjeneratorë e vegjël të përshtatshëm për familjet e vogla deri tek ato shumë më të fuqishme me kapacitete të larta.

“Duke pasur parasysh nevojat e mëdha për energji në Ukrainë, nevojiten shumë më tepër pajisje”, tha Mbrojtja Civile dhe Ndihma Humanitare e BE-së në Twitter.

Miliona ukrainas kanë mbetur me akses të reduktuar në ngrohje dhe energji këtë dimër, pas sulmeve ruse që synojnë infrastrukturën kritike të energjisë


Lajmi kryesor:

Lufta, Kievi: 84 raketa ruse po hyjnë nga Deti i Zi në Mesdhe! Senati tërheq amendamentin që zgjati dërgesën e armëve në Kiev me një vit


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Interpelancë për emisionin e Rai-t, Rama: S'ka urgjencë për poshtërimin e radhës në parlament! Të mbarojmë punë me të vërtetën italisht, pastaj radha këtyre

Interpelancë për emisionin e Rai-t, Rama: S'ka urgjencë për poshtërimin e radhës në parlament! Të mbarojmë punë me të vërtetën italisht, pastaj radha këtyre